“E DUA EDHE PSE MË LËNDOI”/ Sabrine Khan zbulon arsyen e rikthimit me Ardian Bujupin – AlpeGossip
“E DUA EDHE PSE MË LËNDOI”/ Sabrine Khan zbulon arsyen e rikthimit me Ardian Bujupin

“E DUA EDHE PSE MË LËNDOI”/ Sabrine Khan zbulon arsyen e rikthimit me Ardian Bujupin

Ardiani duket se është rikthyer me balerinën Sabrine Khan pas mbi një vit shkëputje. Ata janë shfaqur sërish bashkë në rrjetet sociale me foto e video të ndryshme.

Ndonëse u ndanë për motive që nuk i mësuam asnjëherë, ata kanë vendosur të lënë pas të shkuarën. Në një ‘intervistë virtuale’ me ndjekësit në Instagram, Sabrine ka treguar sot se është një njeri

Jam një njeri që pavarësisht se çfarë më kanë bërë miqtë apo ish-të dashurit nuk mund të jem e mërzitur. Kam kaluar një kohë të gjatë me atë person dhe vetëm se ky person më lëndoi nuk do të thotë që ta largoj nga jeta 100%. Shokët e mi nuk e kuptojnë këtë mënyrë të të menduarit, por kështu jam unë. Unë e desha dhe i besova atij njeriu dhe do jem pranë tij dhe në një moment të vështirë.”- shkruan ajo duke na lënë të kuptojmë se kjo lidhet edhe me rikthimin e tyre.

Por si e priti ajo bashkëpunimin e Ardianit me Jasminën? Duket se balerina e ka marrë me shumë sportivitet dhe madje e ka publikuar edhe në Instastory duke u bërë tag të dyve.

Zërat rreth një romance të mundshme mes Sabrine dhe Ardianit filluan pas këngës së artistit shqiptar “Modela” që u publikua në muaj të 2020, ku ajo u shfaq si protagoniste. Mirëpo, gjërat mes tyre patën një krisje dhe të dy nuk u panë më bashkë. I ftuar në një emision muaj më vonë, Ardiani u pyet se si e ka emrin “Julieta” e tij dhe artistja tha “Sabrine”. “Julieta” nuk i referohej të dashurës si zakonisht ku paralelizohen historia e dashurisë mes “Romeo dhe Juliet”, por këngës së artistit me titullin “Juliet”. Në këtë këngë, Ardiani flet për një lidhje të shkuar dhe që tashmë kanë mbetur vetëm fotot mes dy ish-partnerëve. Pra, ai konfirmoi se mes tij dhe balerinës ka patur një romancë që ka marrë fund dhe ai i ka dedikuar një këngë.

Kur kanë kaluar rreth dy vite nga ajo kohë, se ata tashmë janë sërish bashkë. Javët e fundit si Ardiani, ashtu edhe Sabrine kanë filluar të postojnë sërish foto e video me njëri-tjetrin në Instagram dhe TikTok.

Ardiani dhe Jasmina kanë qenë shumë të komentuar në rrjetet sociale këto ditë pasi ish-konkurrentja e Për’puthen është protagoniste në videoklipin e ri të këngëtarit. Ata janë fotografuar krah njëri-tjetrit në Prishtinë, e po ashtu kanë publikuar një video shumë hot në TikTok ku kërcejnë bashkë. Rrjedhimisht, ndjekësit kanë nisur të mendojnë nëse ata janë apo jo në një lidhje.

“Ajo është protagonistja kryesore në videoklipin e ri.”-iu përgjigj Ardiani para disa ditësh një komentuesi që shkruante se është në lidhje me Jasminën duke nënkuptuar se mes tyre nuk ka asgjë.

Po ashtu një reagim ka patur edhe nga bashkëpunëtorët e Ardianit të cilët kanë mohuar që ai të jetë në lidhje me Jasminën.