HITI I VERËS/ Kënga e re e Eni Koçit do t’ju bëjë të kërceni (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
HITI I VERËS/ Kënga e re e Eni Koçit do t’ju bëjë të kërceni (FOTO+VIDEO)

HITI I VERËS/ Kënga e re e Eni Koçit do t’ju bëjë të kërceni (FOTO+VIDEO)

Eni Koçi ka publikuar sot këngën e re dhe të shumëpritur nga fansat që prej ditës kur ajo zbuloi se po vjen me një tjetër projekt të ri. Kënga mban titullin “Bella” dhe vjen në bashkëpunim me këngëtarin nga Kosova, Lindon.

Kënga është shumë ritmike, tipike verore dhe që do e dëgjojmë me siguri gjatë gjithë verës.

Eni shfaqet shumë tërheqëse në klip dhe gjithçka është realizuar nga BlackFishEntertainmet, kompania në krye me Genc Prelvukajn, të fejuarin e Enit.

Tekstin e kësaj kënge e kanë shkruar vetë Eni dhe Lindon. Ndiqni videoklipin.