Ajo është një prej femrave më të bukura dhe sexy të showbiz-it shqiptar, por ndryshe nga shumë bukuroshe të tjera, modelja Oriola Marashi nuk ka marrë pjesë kurrë në konkurse bukurie.
Arsyen e çuditshme pas këtij vendimi, modelja e ka zbuluar vetëm së fundmi nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ajo shihet e ulur pranë mikut të saj, fotografit Endrit Mërtiri, në mbrëmjen gala “Oda”.
“Mund të fitoja një konkurs bukurie po s’kam kohë!”-ka shkruar modelja e njohur, e cila tashmë po përgatitet për të bërë debutimin e saj në tregun muzikor shqiptar nën label-in OTR.