Rudina shokohet nga ushqimi në një nga lokalet e Tiranës, fansat: Tmerr, po fëmijët tanë…(FOTO) – AlpeGossip
Rudina shokohet nga ushqimi në një nga lokalet e Tiranës, fansat: Tmerr, po fëmijët tanë…(FOTO)

Rudina shokohet nga ushqimi në një nga lokalet e Tiranës, fansat: Tmerr, po fëmijët tanë…(FOTO)

Vazhdimisht dëgjojmë të flitet lart e poshtë se në Shqipëri produkte ushqimore që tregtohen nuk janë të kontrolluara dhe nga dita në ditë po rrezikohet shëndeti i konsumatorëve. Këtë gjë na e ka vërtetuar më së miri edhe moderatorja e njohur Rudina Magjistari, e cila ka ngelur e shokuar teksa ka blerë një tost, që pretendohej se ishte i freskët, por që realisht rezultoi i mykur.

Përmes një postimi në “Instagram” Rudina ka treguar se ka blerë një tost të paketuar në një ndër lokalet me emër të Tiranës dhe rezultati ka qenë befasues. Përmes këtij postimi moderatorja ka synuar të ndërgjegjësoj konsumatorët të jenë më të kujdesshëm në ushqimet që konsumojnë, por dhe bizneset të bëhen më të ndërgjegjshëm .

“Ja çfarë më ndodhi sot rreth orës 15:00 në një nga kafenetë zinxhir të Tiranës, e që edhe në paketim pretendon për ushqim të freskët. S’po e bëj publik emrin e kompanisë sepse ata e dinë se cilët janë. Por nuk mund të mos i ndaja me ju këto pamje sepse edhe tani që e kujtoj revoltohem nga fillimi.SKANDALOZE!!! Sepse në këtë gradë që ishte myku në sanduiç sot, më bën të dyshoj që nuk është çështje rastësie dhe thjesht me një ndjesë formale, unë dyshoj se vërtet i vret ndërgjegjja. Uroj që ky postim t’i ndërgjegjësoj më mirë”, shkruan Rudina në përshkrimin e fotos së postuar në “Instagram”.

 

Ndërkohë ndjekësit e Rudinës në “Instagram” të skandalizuar nga këto pamje i kanë kërkuar moderatores që ta bëjë publik emrin e biznesit, sepse çdo ditë mund të rrezikohet jeta e fëmijëve të tyre.