Drinit i vijnë blogeret në majë të hundës: Bëni ndonjë punë, zhvilloni mendjen… (FOTO) – AlpeGossip
Drinit i vijnë blogeret në majë të hundës: Bëni ndonjë punë, zhvilloni mendjen… (FOTO)

Drinit i vijnë blogeret në majë të hundës: Bëni ndonjë punë, zhvilloni mendjen… (FOTO)

Që janë shtuar ca si shumë kohët e fundit, e kemi vënë re. Ky mund të konsiderohet si profesioni më i ri, krijuar kohët e fundit bashkë me zhvillimin e rrjeteve sociale. Po e quajmë profesion meqë shumica e këtyre vajzave (se përgjithësisht janë vajza) thonë se paguhen shumë mirë. Qëllimi i tyre kryesor është që të influencojnë, mirëpo tek disa njerëz kanë krijuar efektin e kundërt. Jo vetëm që nuk i kanë ndikuar, por ia kanë sjellë edhe në majë të hundës. Një prej tyre është Drini Zeqo i cili shkruan në Instastory:

“Vendi me numrin më të madh të blogereve dhe blogerëve. Një në dy shqiptar na doli bloger. Bëni ndonjë punë, zhvilloni mendjen. Leku nuk mund të blejë çdo gjë, sigurisht as shijen.”

Dhe kushedi sa të tjerë mendojnë njësoj si Drini, po thjesht s`e shprehin.