“JAM NJË NUSE E PREFERUAR…”/ Era Rusi pranon për herë të parë se është në një lidhje – AlpeGossip
“JAM NJË NUSE E PREFERUAR…”/ Era Rusi pranon për herë të parë se është në një lidhje

“JAM NJË NUSE E PREFERUAR…”/ Era Rusi pranon për herë të parë se është në një lidhje

Këngëtarja Eneda Tarifa ka festuar mbrëmjen e djeshme 40-vjetorin e saj të lindjes, ku ishin të ftuar shumë personazhe Vip mes të cilëve ishte edhe kolegia e saj Era Rusi.

Gjatë fjalimit që ajo mbajti para miqve dhe kolegëve të saj, ajo shprehu falendërimet e saj dhe shtoi se në fakt nuk kishte planifikuar një festë në ditën e saj të lindjes. Këngëtarja tregoi se tashmë ajo ka tre festa të ndryshme për 40-vjetorin e saj, ku u pyet nga kolgia e saj Era Rusi se kush është festa e tretë.

Tarifa mes të qeshurash iu përgjigj duke i thënë se bëhet fjalë për një festë familjare dhe e ftoi Era Rusin të shkojë pasi ka një kushëri beqar.

Por nuk vonoi as përgjigja e këngëtares Era Rusi, e cila tha: Kush tha që unë jam vetëm? Kjo deklaratë nga ana e saj habiti edhe të ftuarit, të cilët borohoritën drejt këngëtares, pasi ajo nuk ka pranuar asnjëherë publikisht një romancë.

Fragmenti është postuar nga gazetari Eraldo Rexho, në llogarinë e tij personale në Instagram.

Pjesë nga biseda:

Eneda Tarifa: Zihemi, pajothemi, duhemi, ndahemi, bashkëpunojmë, çbashkëpunojmë. Në fakt para dy ditësh më lindi ideja, ishte shtysa në fake e Ketit, mikesësh time më të mirë, e cila më tha ti duhet ta bësh ditëlindjen. Dhe nga një festë dolën tre festa.

Era Rusi: Kush është e treta?

Eneda Tarifa: Është me familjen, do vish? Kam një kushëri që është beqar.

Era Rusi: Kush tha që unë jam vetëm?

Eneda Tarifa: Paskemi fejesë në ardhje, festë tjetër domethënë.

Pak kohë më parë këngëtarja Era Rusi ka deklaruar gjatë një interviste se jetesa në shtëpi të ndryshme bën që marrëdhënia të ruhet më mirë dhe të duhen më shumë.

“Dua një familje tradicionale por jo të jetojmë të gjithë në një shtëpi. Por mund të jetojmë në shtëpitë përballë. Mund të jemi komshinj, secili në derë të vet. Mendoj që marrëdhënia ruhet më mirë kështu, jeton më gjatë dhe duhemi më shumë. Mendoj që jam një nuse preferuar. Çfarë të më mungojë”, tha këngëtarja