VAJZAT ÇMENDEN PËR TË/ Këngëtari shqiptar prezanton të dashurën bukuroshe – AlpeGossip
VAJZAT ÇMENDEN PËR TË/ Këngëtari shqiptar prezanton të dashurën bukuroshe

VAJZAT ÇMENDEN PËR TË/ Këngëtari shqiptar prezanton të dashurën bukuroshe

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Deda ishte i ftuar pasditen e sotme tek “Rudina” ku tregoi më shumë rreth këngës së tij të re, por edhe foli për jetën personale. Shpati pranoi se është në një lidhje me një vajzë dhe u shpreh se është shumë me fat që ka një person si ajo.

“Jeta private mbetet private. Mund të them që jam shumë me fat që kam gjetur një person me të cilin kuptohemi shumë mirë. Po është shumë e bukur, por mua më intereson më shumë që ka kualitete të tjera. Është një lidhje e gjatë dhe e rëndësishme”, u shpreh Shpati.

I pyetur nëse e ka në plan martesën, këngëtari tha se e quan martesën proçedurë, por nuk e përjashtoi faktin se një ditë mund të lidhë kurorë.

“Martesën e shoh si diçka procedurale, martesa nuk zgjidh asgjë. Nuk e përjashtoj që një ditë mund të martohem”, tha Shpati./Xing.al