PARA CEREMONISË SË “AMA”/ Bebe Rexha bën këtë ndryshim në pamjen e saj (FOTO) – AlpeGossip
PARA CEREMONISË SË “AMA”/ Bebe Rexha bën këtë ndryshim në pamjen e saj (FOTO)

PARA CEREMONISË SË “AMA”/ Bebe Rexha bën këtë ndryshim në pamjen e saj (FOTO)

Në Teatrin “Microsoft”, në Los Angeles, të Kalifornisë, sot do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve “American Music Awards”.
Pjesë e këtij eventi, në mesin e shumë yjeve botërorë, pritet të marrin pjesë edhe tri këngëtaret shqiptare, Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Këngëtarja Dua Lipa do të jetë e nominuar në një kategori, atë për çmimin si ”Artistja e re më e mirë e vitit”. Ajo do ta performojë këngën e re ‘Electricity’.

Bebe Rexha në dy kategori: “Kënga më e mirë e zhanrit Country” dhe “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “Meant to be”, në bashkëpunim me Florida Georgina Line, ndërsa Rita Ora këtë vit mbetet e pa nominuar në asnjë kategori mirëpo nuk do të mungojë pasi është përzgjedhur  të prezantojë një nga çmimet e mbrëmjes.

Para nisjes së kësaj ngjarje Bebe Rexha ka zgjedhur të bëjë një ndryshim në dukjen e saj. Këngëtarja  ka publikuar një foto në Instagram në të cilën shihet me flokë të shkurtër dhe duket me shumë stil.

Ky stil i flokëve si duket është bërë trend pasi edhe Dua Lipa dhe Rita Ora i kanë dhënë formën e njëjtë flokëve.