Këngëtarja Besa Kokëdhima njihet si një ndër femrat e para të njohura shqiptare që doli pro ligjit të kafshëve në Shqipëri.
E prekur nga videoja e një qeni që abuzohej nga i zoti në tetor të vitit të kaluar, Besa Kokëdhima kërkoi që të klasifikohet si shkelje penale dhe të dënohen ata që abuzojnë, keqtrajtojnë dhe dhunojnë kafshët.
Por një foto e publikuar së fundi nga këngëtarja ka nxitur debate dhe pakënaqësi në profilin e saj në Instagram. Besa ka shkëputur një moment nga puna në zyrë e të atit, Koço Kokëdhima për të thënë se: Kështu duken liderët!
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e fansave të këngëtares, ka qenë një postiqe ujku e shtrirë përtokë që të jep idenë e një lëkure origjinale.
“Ajo lëkura e kafshës të jep përshtypjen e një njeriu të ftohtë dhe të frikshëm”, thotë një fanse ndërkohë që besa ia kthen:
“Nuk është e vërtetë, qetësohu”.
Një tjetër fans i shkruan se lëkura është origjinale dhe i lutet Besës ta fshijë foton:
“Të ndjek përherë je shumë e madhe. Por me këtë foto ke humbur shumë për mua. Peliçja e ujkut të Siberisë është moda e fundit, keqtrajtimi i një kafshe të pafajshme nuk është një publicitet i bukur, dhe nuk mund të thuash që nuk është reale, mjafton të zmadhosh foton dhe duket mjaft mire skuojimi nga këmbët. Për të sjellë në merkat një gjë kaq makabre. Të kujtoj qe ujkun e lidhin me këmbë lart dhe e godasin ne mënyrë qe mos te gjakosë qe mos te behet pis me gjak pelicja. Dhe e skuajojn akoma te gjallë. Shpresoj ta heqësh këtë foto për respekt atyre kafshe të pafajshëm dhe për njerëzit qe janë kundër keqtrajtimit te kafshëve.