Ky nuk është rasti i parë kur një personazhi publik i vjedhin rrjetet sociale.
Këtë herë ishte moderatoerja e njohur që do përballej me këtë situatë. Atë e ka shqetësuar fakti që personi që i ka hack-uar Facebook-un iu ka dërguar mesazhe miqve të saj. Ka qenë vetë Iva Mera e cila pasi rimori Faceboo-un e saj, reagoi ashpër me anë të një statusi në të gjatë ku ndër të tjera thoshte:
Më vjen keq për ty… se je i/e vogel…
Pas një nate të lodhshme ( me një fëmijë të vogël) zgjohem në mëngjes nga mesazhet e miqve të mi, të cilët më lajmërojnë për një mesazh të dërguar nga adresa ime në oret e vona të natës duke më lënë të kuptoj qartë qe adresa ime (facebook/yahoo)ishte vjedhur! E vetmja ndjesi qe pata ishte keqardhja! Me vjen keq për ty o njeri që harxhon kohë nga jeta jote, nga ditët e tua, nga orët e tua per të klikuar e munduar veten për të parë se çfarë bëj unë apo kushdo tjetër që ti tenton të futesh në privatësi!’.