TMERRUESE/ Edukatorja i heq karrigen vajzës, vogëlushja rrëzohet në dysheme…(VIDEO) – AlpeGossip
TMERRUESE/ Edukatorja i heq karrigen vajzës, vogëlushja rrëzohet në dysheme…(VIDEO)

TMERRUESE/ Edukatorja i heq karrigen vajzës, vogëlushja rrëzohet në dysheme…(VIDEO)

Këto pamje shokuese tregojnë momentin kur edukatorja e një çerdheje në Kinë i largon qëllimisht karrigen vajzës së vogël e cila rrëzohet në tokë.

Në video shihet edukatorja e cila me vetëdije të plotë dhe qëllimisht ia largon karrigen vajzës së vogël e cila po mundohej të ulej në të, dhe që më pas rrëzohet në tokë.

Me sa duket edukatorja ishte munduar të “ndëshkojë” vogëlushen që nuk e kishte dëgjuar, dhe nuk ishte ulur në karrigen që ajo ia kishte caktuar.

Shumica e qytetarëve kinezë që kanë pasur rastin ta shohin videon kanë mbetur të shokuar me veprimin e edukatores.

“Edukatorja duhet të përjashtohet. Edhe nëse keni pasur një ditë të keqe, nuk duhet ta shfryni mllefin tek fëmijët”, ka shkruar një nënë e nervozuar me veprimin e edukatores.