“KAM SHPËRTHYER KUR KAM QENË NË GJIMNAZ”/ Shqipja tregon historinë e jetës: Babi më ndiqte me taksi… (FOTO) – AlpeGossip
“KAM SHPËRTHYER KUR KAM QENË NË GJIMNAZ”/ Shqipja tregon historinë e jetës: Babi më ndiqte me taksi… (FOTO)

“KAM SHPËRTHYER KUR KAM QENË NË GJIMNAZ”/ Shqipja tregon historinë e jetës: Babi më ndiqte me taksi… (FOTO)

Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e “Përputhen”, ishte e ftuar së fundmi në “Ftesë në 5”, ku gjatë intervistës me Bieta Sulon tregoi se gjithmonë ka patur vëmendje të tepërt, nga e cila edhe ka vuajtur.

“Unë kam vuajtur nga vëmendja e tepërt, kam pasur shumë vëmendje, të prindërve, të të afërmve dhe ndonjëherë vëmendja e tepërt të mbyt, të pengon të jesh e lirshme. Mami më thoshte: Shqipe kujdes këtu, mos shko këtu, mos lë njeri të të afrohet, mos lë njeri të të puthë. Kam shpërthyer kur kam hyrë në gjimnaz.

Kur kam hyrë në gjimnaz babi më ndiqte me taksi. Jo se dyshonte tek unë për ndonjë gjë, por thjesht të më ruante. Këtë gjë e kam marr vesh shumë më vonë, ma ka thënë mami. Nuk më erdhi mirë kur e mora vesh. I thashë babit mos, por thoshte jo unë kam merakun tënd.

Unë jam shumë person i thjeshtë dhe kur më thonë je mendjemadhe s’e kuptoj. Mbase dukem, por s’jam”, u shpreh Shqipja.