Disa ditë më parë u mësua që reperi shqiptar Elinel kishte hedhur në gjyq këngëtarin e famshëm Drake.
Sipas tij, një këngë të cilën reperi e ka publikuar 6 vite më parë, Drake dhe producentët e tij e kanë vjedhur.
Në një intervistë për Mirage, ai ka treguar se po përgatitet për të nisur procedurat ligjore. Nëse do të fitojë gjyqin ndaj tij, do të ketë fitime aq të mëdha sa nuk do ta ketë nevojshme të punojë.
Elinel tha:
Po të jetë në favorin tim, mund të fitoj shumë dhe të mos këndoj më kurrë.
Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë me Drake, ndërkohë që Elinel po përgatitet për të sjellë projektin më të ri muzikor.