I ftuar në shtëpinë e Trump/ Modeli i famshëm shqiptar tregon si u përgjigj presidenti pasi… – AlpeGossip
I ftuar në shtëpinë e Trump/ Modeli i famshëm shqiptar tregon si u përgjigj presidenti pasi…

I ftuar në shtëpinë e Trump/ Modeli i famshëm shqiptar tregon si u përgjigj presidenti pasi…

Roland Lekaj është modeli i famshëm nga Lezha, që para pak javësh mahniti botën në festivalin e famshëm “amfAR” në Kanë.

Prej disa vitesh ai jeton dhe punon në Kinë, ku dhe është martuar me një nga vajzat më të pasura atje.

Tashmë Rolandi gëzon edhe statusin e një biznesmeni, që merr pjesë në organizime biznesmenësh dhe vetëm një ditë më parë ai ndau foto me presidentin e Amerikës Donald Trump, pasi ishte i ftuar në shtëpinë e tij.

Për “Panorama Plus” ai është shprehur në lidhje më këtë takim duke thënë: “Ishim biznesmenë nga e gjithë bota, kemi qenë rreth 200 vetë të ftuar në shtëpinë e Trump-it, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si tip, kur e takon live, mund të them me bindje se unë e adhuroj atë person, pasi çfarë mendon, ta thotë troç dhe në mënyrë direkte. Me pak fjalë, tip shumë i mirë, shumë ndryshe e shumë i veçantë nga liderët e ndryshëm të botës, pasi unë kam pasur rastin të takoj edhe Merkelin, Presidentin e Anglisë edhe të tjerë, por që Trump më ka lënë përshtypjet më të mira krahasuar me ta”.

Në lidhje me komunikimin mes tyre, Rolandi tha: “Komunikuam rreth një minutë. Vij nga Shqipëria iu prezantova dhe ai ma ktheu “Më vjen shumë mirë që në këtë moshë të re je këtu në këtë takim. Vazhdo të ecësh para djalosh!”.