“KE GJAK SHQIPTARI”/ Ilda Bejleri “SHERR” me emigranten shqiptare në Greqi: Grekët na përbuzin (FOTO) – AlpeGossip
“KE GJAK SHQIPTARI”/ Ilda Bejleri “SHERR” me emigranten shqiptare në Greqi: Grekët na përbuzin (FOTO)

“KE GJAK SHQIPTARI”/ Ilda Bejleri “SHERR” me emigranten shqiptare në Greqi: Grekët na përbuzin (FOTO)

Moderatorja Ilda Bejleri pas përfundimit të pushimeve në Mykonos të Greqisë, i ka bërë përshtypje fakti që shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje nuk e pranojnë origjinën e tyre.

Ilda ka pyetur fansat e saj në Instastory: “Dini gjë pse në Greqi ka shqiptarë që flasin shqip po thonë jam rumun?

Pyetjes së saj i është përgjigjur një vajzë e cila thotë: “Unë rri në Greqi jam edukuar dhe rritu atje, Ilda më thuaj një arsye përse duhet të ndihem krenare?”

Dhe këtu Ilda e ka treguar shpirtin kuqezi. Ajo i përmend vajzës gjakun shqiptar dhe faktin se grekët na përbuzin.

Postimi i Ilda Bejlerit:

“Sepse ke g.ja.k.ë shqiptar shumë thjeshtë dhe nuk duhet të ndihesh inferiore ndaj askujt. Dhe unë kam jetuar e vogël disa vite në Greqi, ishte viti ‘92 por të them të drejtën kam ndjerë përgjithësisht përbuzjen e grekëve për shqiptarët. Madje kur kaloja kufirin tokësor nga Gjirokastra ende e mbaj mend një grek që qëndronte aty dhe zbriste shqiptarët nga autobusi.”, ka shkruar moderatorja.