Eno Popi do të drejtojë emisionin “Kutia e fundit”? Flet për herë të parë moderatori i njohur – AlpeGossip
Eno Popi do të drejtojë emisionin “Kutia e fundit”? Flet për herë të parë moderatori i njohur

Eno Popi do të drejtojë emisionin “Kutia e fundit”? Flet për herë të parë moderatori i njohur

Ditën e djeshme u përfol se Eno Popi do të largohej nga emisioni i mëngjesit “Wake Up”, pjesë e të cili ai është prej rreth 9 vitesh. Nuk bëhej fjalë për t’u larguar përfundimisht nga “Top Channel”, por për drejtimin e një programi tjetër.

Sipas lajmeve që qarkulluan dje Eno Popi do të moderonte emisionin “Kutia e fundit” patentën e të cilit e ka blerë së fundmi “Top Channel”.

Mirëpo pas këtyre lajmeve Eno Popi ka folur për “Anabel”, duke thënë se ky lajm nuk është aspak i vërtetë dhe e mohoi kategorikisht idenë e një largimi të mundshëm nga “Wake Up”.

Kjo nuk është hera e parë që Eno përflitet se do të largohet nga drejtimi i emisionit “Wake Up”, pasi edhe në vitin 2016 u tha e njëjta gjë.

Kujtojmë që vetëm pak javë më parë Eno Popi u bë baba për herë të parë i një vajze që e pagëzoi me emrin e veçantë, Liv.