PA GRIM DHE ME PUÇRRA/ Ja si duket Kiara Tito natyrale (FOTO) – AlpeGossip
PA GRIM DHE ME PUÇRRA/ Ja si duket Kiara Tito natyrale (FOTO)

PA GRIM DHE ME PUÇRRA/ Ja si duket Kiara Tito natyrale (FOTO)

Kiara Tito i është përkushtuar kanalit të saj të ri në Youtube në të cilin do të ndajë me ndjekësit e saj copëza të jetës private, tutoriale make upi e shumë gjëra të tjera. Për video të parë ajo realizoi një bashkëbisedim me fansat, ku këta të fundin e pyesnin dhe ajo përgjigjej.

Ditën e sotme Kiara ka publikuar videon e saj të dytë që konsiston me një make up tutorial. Moderatorja ka rrëfyer se ‘make upi’ bëhet shpesh arsye pse diskuton me shoqet, ngaqë ajo vonohet shumë. Po ashtu Kiara ka treguar se nuk del asnjëherë në ekran ose në publik pa grim. “Preferoj të bëj një make up natyral, që nuk duket dhe aq shumë por njëkohësisht që rrezaton dhe ka shkëlqim brenda, që ka ngjyrat e tokës, ngjyrat që i japin jetë fytyrës”, është shprehur ajo.

Si asnjëherë më parë, në këtë video Kiara është shfaqur tërësisht pa make up. Mund të themi se grimi nuk është se i jep ndonjë ndryshim të madh, pasi ajo duket njëlloj e bukur. Në fytyrën e saj dallohen quka dhe si çdo vajzë tjetër edhe Kiara ka probleme me puçrrat por i mbulon aq mirë sa nuk duken fare. ‘Kam disa mikesha që më kanë dalë në fytyrë dhe më kanë stresuar jashtë mase. Megjithatë mezi po pres t’i mbuloj”, tha moderatorja.