2 DITË PAS LINDJES/ Ariana Fejzullahu fotografohet krahë bebit të sapo ardhur në jetë – AlpeGossip
2 DITË PAS LINDJES/ Ariana Fejzullahu fotografohet krahë bebit të sapo ardhur në jetë

2 DITË PAS LINDJES/ Ariana Fejzullahu fotografohet krahë bebit të sapo ardhur në jetë

Mbrëmjen e të mërkurës çifti i njohur i showbizit, Ermal dhe Ariana Fejzullahu, u bënë prindër për herë të katërt me një vajzë. Ato i kanë vendosur emrin Ana dhe lajmin e bukur të ardhjes së saj në jetë e bëri të ditur Ermali me një foto të postuar në Instagram.

Ditën e sotme Ariana ka ndarë foton e parë me vogëlushen e sapolindur. Ajo ndodhet në dhomën e spitalit dhe pranë saj qëndron e bija e cila po fle. ‘Linda një dritë të syve’, ka shkruar mes të tjerash Ariana.

E gjithë familja Fejzullahu po lumturon për lindjen e vogëlushes. Kujtojmë që tre fëmijët e tjerë të çiftit quhen: Arti, Buna dhe Era. Gjatë pritjes së ëmbël për Anën, vajzën e tretë të familjes, Ariana ka publikuar vazhdimisht foto me barkun e rrumbullakosur. Pritjes i erdhi fundi dhe tani ajo mundet ta mbajë të bijën në krahë.