VURI TELEFONIN E NË KARIKIM GJATË DUSHIT/ Vdes kampionia e arteve marciale – AlpeGossip
VURI TELEFONIN E NË KARIKIM GJATË DUSHIT/ Vdes kampionia e arteve marciale

VURI TELEFONIN E NË KARIKIM GJATË DUSHIT/ Vdes kampionia e arteve marciale

Një 15-vjeçare ka humbur jetën për shkak të rrymës elektrike. Irina Rybnikova kmpionja e arteve marciale vendosi telefonin në karikim teksa po bënte dush, por celulari rrëshkiti dhe ra në vaskë. Në këtë mënyrë, adoleshentja ka humbur jetën.

Kampionja e arteve marciale në Rusi ka humbur jetën ditën e sotme. Bëhet fjalë për 15-vjeçaren Irina Rybnikova, e cila vendosi telefonin në karikim në momentin që po bënte dush. Por aparati cellular i ka rrëshkitur nga dora dhe elektriciteti i ka marrë jetën adoleshentes.

Kanë qenë prindërit e saj që e kanë gjetur trupin e pajetë në vaskë, të cilët janë tronditur nga ngjarja. Mediet lokale shkruajnë se miqtë e Irinës janë shumë të trishtuar nga kjo ngjarje.

“Ishte një person i pabesueshëm dhe mikja më e mirë. Donte të kishte sukses në çdo sport dhe kishte në plan, për t’u transferuar në një tjetër qytet që të studionte. Të gjithë e donin shumë, ishte miqësore, e bukur dhe mjaft e sjellshme. Irina kishte talent artet marciale dhe merrte pjesë rregullisht në turne,”- ka deklaruar një prej tyre.