“KUR U BË E FAMSHME…”/ Ish-shoqja e ENCËS zbulon si u prish MIQËSIA mes tyre (VIDEO) – AlpeGossip
“KUR U BË E FAMSHME…”/ Ish-shoqja e ENCËS zbulon si u prish MIQËSIA mes tyre (VIDEO)

“KUR U BË E FAMSHME…”/ Ish-shoqja e ENCËS zbulon si u prish MIQËSIA mes tyre (VIDEO)

Enca Haxhia është nga këngëtaret më të komentuara e më të ndjekura në rrjete sociale, por duket se gjithë kjo famë e ka larguar atë nga një pjesë e shoqërisë së vjetër…

Një nga mikeshat e saj, një këngëtare e re që gjithashtu aspiron tregun e muzikës në Shqipëri, Arisa Rexho zbuloi sot në “Mos i fol shoferit” se ka qënë shumë shoqe me Encën, mirëpo fama e kësaj të fundit duket se i ka larguar.

Pasi Rudina e pyeti nëse do të bënte një duet me Encën, Arisa tha: “Jo nuk do të bëja… Encën e kam patur shoqe, mike. Nuk është se jemi zënë, biles ajo ka qënë shumë korrekte, por kur u bë e famshme dhe nisi rrugën e muzikës…”

“Nuk i’a vari më shoqeve të vjetra” – shtoi moderatorja e emisionit dhe këngëtarja pohoi me buzëqeshje fjalinë e papërfunduar.