Golfet janë lloji më specifik i pulovrës. Nëse vishni një të tillë, duhet të siguroheni ta kombinoni ashtu siç e meriton! E dimë që mënyra më e thjeshtë janë një palë xhinse dhe këpucë, por prisni. Ka shumë alternativa të tjera që nuk do t’ju marrin më shumë se 5 minuta kohë!
1. Golfet janë më shumë se të rehatshme dhe ndjesia e parë që na japin është: “sikur të mund t’i vishnim çdo ditë”!
Mënyra më e thjeshtë për të veshur një golf është ta kombinoni me një palë xhinse me bel të lartë dhe një xhaketë sipër. Më tej, e zgjidhni ju nëse doni atlete, taka apo këpucë. Të gjitha versionet, përshtaten.
2. Mos hiqni dorë nga fustanet-golf gjatë vjeshtës/dimrit! Mjafton një i tillë i kombinuar me një palë çizme të gjata.
3. Një mënyrë tjetër për të veshur golfin është kjo! Një golf tyl që shkon mrekullisht bukur me fustanin tënd të preferuar të verës. Si vishen barbie-it në vjeshtë?!
4. Mendoni se jeni veshur trashë mjaftueshëm? Si thoni për një pulovër sipër golfit?