KLAS DHE I GUXIMSHËM/ Ky kombinim fantastik po bën NAMIN! (FOTO) – AlpeGossip
KLAS DHE I GUXIMSHËM/ Ky kombinim fantastik po bën NAMIN! (FOTO)

KLAS DHE I GUXIMSHËM/ Ky kombinim fantastik po bën NAMIN! (FOTO)

Shtëpitë e mëdha të modës së lartë sollën të gjitha diçka unike në koleksionet e reja të Javës së Modës, ashtu siç të gjitha i bashkoi një stil!

E kemi fjalën për “frymën franceze” të veshjes, që e pamë pothuajse në të gjitha sfilatat e markave elitë.

Pantallona të shkurtra (ose fund) kombinuar me një këmishë dhe një xhaketë! Kryesisht, ky stil mbizotëron në ngjyrë të zezë, por jo vetëm!

Kaia Gerber, u duk se ishte modelja “preferenciale” për ta prezantuar këtë trend. Në Javën e Modës në Paris, 18-vjeçarja sfiloi për Saint Laurent, e veshur me një palë pantallona të shkurtra, geta të holla poshtë tyre dhe një këmishë transparente të kombinuar me një xhaketë elegante me pak shkëlqim.

Sërish Kaia, kësaj here për Valentino-n gjatë sfilatës në Paris. Ideja është pothuajse e njëjtë. Një këmishë e zezë sensuale, një xhaketë dhe fund ose pantallona.

Christian Dior e solli kështu frymën më të re të modës! Xhaketa dhe këmisha e zezë (kryesisht e mbyllur) kryesojnë veshjen!

Loewe guxoi edhe më, duke na prezantuar me versionin më ekstravagant të këtij trendi.

Sërish Dior, për të na treguar se përveçse trendi që ka poshtuar momentin është i sofistikuar, mund të vishet edhe në përditshmëri!