Shifra marramendëse: Këngëtarja shqiptare futet në listën e muzikantëve më pasur të botës – AlpeGossip
Shifra marramendëse: Këngëtarja shqiptare futet në listën e muzikantëve më pasur të botës

Shifra marramendëse: Këngëtarja shqiptare futet në listën e muzikantëve më pasur të botës

Sukseset e saj të njëpasnjëshme përkthehen edhe në vlerë monetare.

Nëse këtë nuk e dinin të gjithë, Sunday Times e bën lajmin publik. Ajo ka publikuar listën e personave më të pasur dhe mes tyre është edhe emri i këngëtares së njohur shqiptare si dhe e ish të dashurit të saj.

Rita Ora i është bashkuar listës së muzikantëve të rinj më të pasur me një pasuri prej 16 milionë paund.

Përpos faktit që 4 nga këngët e saj kanë qenë në Top 10 në Mbretërinë e Bashkuar në 12 muajt e fundit, ajo edhe kur bëri pauzën e gjatë në muzikë, ka marrë pjesë në filmat “Fifty Shades” si dhe ka nënshkruar kontrata fitimprurëse me Adidas, firmën e të brendshmeve Tezenis, Rimmel, DKNY dhe Marks & Spencer.

Ed Sheeran fitoi 28 milionë paund vitin e shkuar duke arritur një pasuri me vlerë totale prej 80 milionë paund.

Calvin Harris ndërkohë është i vetmi nga Sheeran dhe Ora që ka hyrë në Top 20 me 140 milionë paund pasuri.