Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Besa është rikthyer me një super këngë të re që me siguri do kthehet në hitin e kësaj vere.
Besa kishte njoftuar për projektin e ri që në fillim të këtij muaji dhe më në fund videoklipi u publikua sot.
Kënga mban titullin “La La La” dhe është shumë ritmike, sa do t’ju bëjë të çoheni e të kërceni.
Në videoklip, Besa shfaqet si gjithmonë e veshur me shumë stil e me ngjyra duke na kujtuar verën.
Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar vetë Besa me Petrit Sparrow.