VIDEO MË E ËMBËL E DITËS/ Lian ka trashëguar talentin e Big Bastës dhe na kënaqi – AlpeGossip
VIDEO MË E ËMBËL E DITËS/ Lian ka trashëguar talentin e Big Bastës dhe na kënaqi

VIDEO MË E ËMBËL E DITËS/ Lian ka trashëguar talentin e Big Bastës dhe na kënaqi

Çifti shumë i dashur për publikun, Vesa Luma dhe Big Basta publikojnë vazhdimisht foto dhe video me vogëlushin e tyre, Lian në rrjete sociale. Ai është bërë tashmë shumë i njohur për publikun dhe së fundmi Big Basta ka treguar se atij i pëlqen muzika Hip Hop.

Reperi ka publikuar një video të të birit duke kënduar dhe shprehet se Lian çdo mëngjes këndon freestyle. Ai shton se vogëlushi po përparon çdo ditë dhe ka ritmikë të frikshme. Si Big Basta ashtu dhe Vesa janë shumë krenarë për të voglin e tyre dhe do e mbështesin gjithmonë drejt suksesit si reper.

“Hapat e para të Lian drejt suksesit si rapper… çdo mëngjes e ka si traditë kërkon instrumentale që të bëjë freestyle. Po përparon tepër çdo ditë dhe ka ritmikë të frikshme. Krenaria ime dhe e Veses që na lumturon zemrat”, shkruan Big Basta krahas videos.