KORONAVIRUSI/ Ndryshe nga më parë, kësaj here vjen një mesazh nga një fëmijë – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Ndryshe nga më parë, kësaj here vjen një mesazh nga një fëmijë

KORONAVIRUSI/ Ndryshe nga më parë, kësaj here vjen një mesazh nga një fëmijë

Ndërkohë që të gjithë janë të vetë-izoluar nëpër shtëpitë e tyre koha po ecën e të gjithë po përpiqen që e githa kjo të mbarojë sa më shpejt. Koronavirusi e ka kthyer gjendjen e të gjithë botës shqetësuese, duke bërë të pamundurën e mospërhapjes edhe më shumë.

Një pjesë e mirë e të njohurëve shqiptarë shpërndanë mesazhe sensibilizuese me të gjithë, por sot kemi të bëjmë me një rast të veçantë ndërgjegjësimi. Një mesazh të cilin na i jep një fëmijë madje po lutet që të gjithë të ruajnë higjenën e tyre, të lajnë duart e çdo masë tjetër që duhet marrë. Madje të gjitha fjalët që thotë i shprehë me shumë dashuri.

Vivia, e bija e Valbona Selimllarit është fëmija që me këtë mesazh të bën të ndihesh shumë “i vogël” para saj. Valbona e ka publikuar dhe ka shkruar krahas videos: “Vivien e vogel pasi ka degjuar dhe kuptuar shpjegimet e te rritureve per te qendruar ne shtepi dhe mbajtur higjenen e duhur, ju pershendet me fjalet e saj nepermjet kesaj video spontane. 🙂 Eshte koha te solidarizohemi me fushaten #rrinështëpi per te mbrojtur shendetin e te gjitheve!”. Le ta dëgjojmë Vivian… /ALPEgossip.al