Dua Lipa dhe Rita Ora, dy këngëtaret shqiptare më të famshme ndërkombëtarisht, do i kemi së shpejti në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se pas finales së ‘Conference League’, kryeqyteti do të fillojë përgatitjet për të pritur dy koncertet e mëdha të Rita Orës dhe Dua Lipës.
Rita pritet të vijë në fund të pushimeve, kurse Dua në fundvit.
Duke folur për Top News, Veliaj u shpreh se: “Të gjithë duhet të gëzohemi kur Tiranës i vijnë aktivitete të tilla të mëdha. Me të mbyllur finale e 25 Majit, do të fillojmë përgatitjet për koncertin e madh të Rita Orës në fund të pushimeve, dhe të Dua Lipës pranë festave të fundvitit. Duam që Tirana të jetojë çdo ditë”.
Ndonëse vijnë nga i njëjti vendi, fansat nuk i kanë parë ndonjëherë bashkë Ritën dhe Duan për shkak të një hatërmbetjeje që ekziston mes tyre.
Sipas asaj që raportohet, shkak është bërë mungesa e mbështetjes nga Rita për Duan kur kjo e fundit ishte në fillim të karrierës dhe tashmë që ka kapur majat autorja e hitit “New Rules” nuk ia fal këtë gjë.