Pak ditë më parë trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha ndau me publikun lajmin e ëmbël se është shtatzënë për herë të dytë. Sara postoi një foto nga pushimet në Maldive ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur e duke treguar se është disa muajshe shtatzënë.
Tanimë Sara po poston shpesh foto e video gjatë shtatzënisë dhe kështu ka ndodhur edhe sot. Ajo ka publikuar një foto në Instastory teksa relaksohet dhe tregon barkun e rrumbullakosur në muajt e fundit të pritjes së ëmbël.
“Hi bebe”, shkruan Sara duke ia ëmbëlsuar ditën ndjekësve me këtë foto.