Kim Kardashian: Herën e fundit që fola me Donald Trump isha e zhveshur (FOTO) – AlpeGossip
Kim Kardashian: Herën e fundit që fola me Donald Trump isha e zhveshur (FOTO)

Kim Kardashian: Herën e fundit që fola me Donald Trump isha e zhveshur (FOTO)

Ajo di të shokojë, në fund të fundit gjithë pasurinë e ka nisur në bazë të skandaleve! Këtë herë në një intervistë për Jimmy Kimmel , Kim Kardashian tregoi se herën e fundit që ajo ka folur me presidentitn e Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ajo ka qenë e zhveshur!

Sigurisht që pas kësaj deklarate ka vend për shokim, por ajo ka shtuar se bëhej fjalë për një bisedë telefonike dhe ndërkohë ajo ishte bërë gati për t’u futur në dush!

Më tej, Kimmel e pyeti nëse Kanye u bë xheloz për këtë telefonatë, Kim u përgjigj: “Absolutisht jo, Kanye është mbështetës i Trump dhe ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë mes tyre!”
Epo, kjo vajzë di si të zërë vendet e para në gazeta. Nëse nuk do ta kishte sqaruar një deklaratë të tillë me siguri Melanias do t’i kishte pushuar zemra!