“NUK I SHOH FARE BASHKË”/ Ja çfarë mendojnë banorët për dyshen Amos-Dea: Nga ana e karakterit… – AlpeGossip
“NUK I SHOH FARE BASHKË”/ Ja çfarë mendojnë banorët për dyshen Amos-Dea: Nga ana e karakterit…

“NUK I SHOH FARE BASHKË”/ Ja çfarë mendojnë banorët për dyshen Amos-Dea: Nga ana e karakterit…

Mbrëmjen e djeshme Diola Dosti dhe Nita Latifi kanë biseduar me njëra-tjetrën në lidhje me dyshen Amos Muji Zaharia dhe Dea Mishel.

Edhe pse Dea i ka thënë Amosit se e sheh vetëm si shok, herë pas here duket sikur diçka mund të lindë mes tyre. Por Diola është shprehur se nuk ‘i sheh fare bashkë’.

Pjesë nga biseda:

Diola: Amos është shumë, shumë i pjekur. Ka lexuar shumë. Nuk e di pse nga ana e karakterit nuk i shoh fare bashkë. Mund të jenë edhe dy të kundërta që tërhiqen shumë me njëri-tjetrin. Pjesa e karakterit se di, më duken shumë të ndryshëm.

Nita: Unë besoj se kjo diferenca, përshtaten më shumë, nuk e di pse kam këtë përshtypje

Diola: Ka mundësi