Kjo veshje e Ritës na kujtoi fustanin e verdhë të Erandës, që tronditi festivalin 22 vjet më parë (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Kjo veshje e Ritës na kujtoi fustanin e verdhë të Erandës, që tronditi festivalin 22 vjet më parë (FOTO+VIDEO)

Kjo veshje e Ritës na kujtoi fustanin e verdhë të Erandës, që tronditi festivalin 22 vjet më parë (FOTO+VIDEO)

Ata që i kujtojnë festivalet e viteve ’90 duhet ta kujtojnë mirë edhe këngën e Eranda Libohovës “Kthehu për vete për mua”. Një këngë që për herë të parë trajtonte temën e guximshme të drogës e që e riktheu Erandën pas shumë vitesh në festival.

Po më shumë se këngën, kush nuk e kujton veshjen e Erandës me sarafan lëkure kanarinë dhe këpucë të së njëjtës ngjyrë? Në skenën ku ato vite mbizotëronte kryesisht e zeza si ngjyra më në modë, Eranda solli pamjen më të guximshme, që këtë mëngjes, 22 vjet më vonë, na e kujtoi Rita Ora. Janë shumë të ngjashme në tonin e së verdhës dhe kombinimin e të zezës dhe pavarësisht se kanë kaluar aq vite, ne zgjedhim Erandën.

 

 

/Tiranapost.al