Ditën e djeshme në rrjetet sociale dhe në shumë media online u diskutua gjatë një video, që ishte shkëputur nga prapaskenat e xhirimeve të një interviste që moderatorja Roza Lati dha një vit më parë për gazetaren Dasara Karaiskaj.
Kjo intervistë është zhvilluar në një nga lokalet e Tiranës dhe në një moment dy vajzat e njohur janë ndjerë të bezdisura nga pastruesja e cila po pastronte krah tyre.
Ato i janë drejtuar asaj me disa fjalë të cilat nuk dëgjohen mirë në video, por sipas tyre Roza e ka ironizuar pastruesen gjatë gjithë kohës, ndërkohë që ajo nuk ja ka kthyer, por thjesht ka vazhduar punën e saj.
Komentet lidhur me këtë video nuk kanë qenë aspak të mira nga ana e komentuesve, të cilët i kanë kryqëzuar dy moderatoret për veprimin e tyre.
Mirëpo pak minuta më parë ka reaguar vetë Roza nëpërmjet një postimi në Instastory , ku ka shpërthyer në të shara.
“O internet i fëlliqur, që shikueshmërinë e ke nga injoranca dhe papunësia e Shqiptarëve. Që merreni me grimca prapaskene të xhirimeve këtu e një vit më parë”, ka shkruar Roza në postimet e saj.