NË NJË LIDHJE DASHURIE/ Rita Ora është fejuar me partnerin e saj dhe ja provat (FOTOT) – AlpeGossip
NË NJË LIDHJE DASHURIE/ Rita Ora është fejuar me partnerin e saj dhe ja provat (FOTOT)

NË NJË LIDHJE DASHURIE/ Rita Ora është fejuar me partnerin e saj dhe ja provat (FOTOT)

Në korrik u zbulua lidhja e re e Rita Orës me regjisorin me origjinë greko-franceze, Romain Gavras. Dyshja kaloi pushimet së bashku, mirëpo ata janë kujdesur që të mos shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin në publik.

Por duket se këtëj e tutje ata kanë vendosur të mos fshihen më e ta shfaqin publikisht dashurinë. Së fundmi Rita dhe Romain janë fotografuar bashkë rrugëve të Londrës, duke ecur krah për krah me njëri-tjetrin.

Madje duket se gjërat mes tyre janë bërë familjare, pasi Rita dhe Romain i janë bashkuar në një kafe motrës së këngëtares, Elena Ora.

Por prisni se ka akoma!

Ata janë parë së fundmi duke u larguar nga restoranti meksikan “Taqueira” në Londër dhe sytë na shkuan tek dora e Ritës!

Ajo mbante në gishtin e fejesës një unazë e cila i bëri të gjithë të dyshojnë se është fejuar me Romain.

Siç duket, gjërat janë zyrtarizuar mes çiftit, pavarësisht se asnjë lajm nuk është zyrtarizuar deri tani.

Madje, burime pranë këngëtares kanë treguar se motra e saj Elena dhe mikeshat e tjera “kanë vënë në lojë Ritën” për unazën që mbante në dorë për herë të parë.

Rita ka preferuar ta shijojë në heshtje romancën e saj dhe të mos japë tepër detaje për jetën private, që herët ose vonë do të mësohen gjithsesi.