NGECI KUR FOLI PËR VENDIN/ Kjo video e Miss Kosovës po bën xhiron e rrjetit – AlpeGossip
NGECI KUR FOLI PËR VENDIN/ Kjo video e Miss Kosovës po bën xhiron e rrjetit

NGECI KUR FOLI PËR VENDIN/ Kjo video e Miss Kosovës po bën xhiron e rrjetit

Është traditë e “Miss Universe” që çdo vit konkurrentet nga 94 shtetet e botës të prezantojnë veten apo të flasin për vendin e tyre. Kosovën këtë vit e prezantonte Zana Berisha e cila këto ditë ndodhej në Tajlandë ku u mbajti edhe kompeticioni i bukurisë.

“Klan Kosova” ka vërejtur se Zana është shfaqur e papërgatitur kur ka folur për vendin e saj.

Në video Zana vazhdimisht thotë “Kosova është një vend i vogël, domethënë… ka popullsi të vogël, nuk është vend i madh”.

Sipas modeles Kosova është shumë më mirë pas luftës dhe kësaj të fundit i referohet në shumës si “luftra”.