Burri fjeti 6 ditë me gruan e vdekur: Sikur të kisha qëndruar më gjatë… – AlpeGossip
Burri fjeti 6 ditë me gruan e vdekur: Sikur të kisha qëndruar më gjatë…

Burri fjeti 6 ditë me gruan e vdekur: Sikur të kisha qëndruar më gjatë…

Russell dhe Wendy Davison nga Anglia u dashuruan që në moshën 12- vjeçare. Një vit më parë, Wendy ndërroi jetë nga kanceri por ndryshe nga zakoni botëror i njerëzimit, i shoqi nuk vendosi ta varrosë, të paktën jo për 6 ditë.

Sapo gruaja ndërroi jetë, Davison nuk preferoi të telefononte asnjë asgjensi funerale. E lau vetë trupin e të shoqes, e veshi me një fustan me lule e vendosi në një kuti (sepse asaj nuk i pëlqente fjala arkivol) dhe jetoi me të për gati 1 javë.

Ai tregoi se natën e parë lexoi një libër dhe u shtri të flinte.

“U zgjova në mëngjes dhe për mua s’kishte asgjë të keqe që isha në një dhomë me një trup të vdekur. Përkundrazi ishte e kundërta. Trupi i Wendy- t ishte ende aty me mua dhe unë isha kaq rehat.”

Ai tregoi për “The Independent” se vërtet duket si diçka e tmerrshme por mendon se duhet ta bëjë kushdo me të afërmit e tij.

“I vendosa pelena që të mos kishte rrjedhje, por nuk pati. Nuk kishte as aromë të keqe, ishte kaq e bukur. Perdet i mbajtëm mbyllur në mënyrë që trupi të mos ekspozohej ndaj dritës. Sic i thashë dhe njëshoku: S’ka asgjë që natyra t’i bëjë trupit të Wendy- t tim dhe të më trembë mua.”

 

Russell tha se ajo ç’kemi bërë deri tani ka qenë e tmerrshme.

“Një i afërm i joni vdes dhe vinë disa të tjerë na e marrin për punë orësh. Si mund ta lejojme këtë gjë? Si mund ta lejojmë një të huaj t’ia shpierë trupin në një frigorifer?”

Davison tha se shpesh, edhe pas vdekjes shpirti shpesh është konfuz dhe ende nuk largohet. Kështu duke e mbajtur për disa ditë pranë trupin, të paktën nuk do të jetë vetëm.

 

Po kështu Russell tha se duke e mbajtur të shoqen disa ditë në shtëpi, të afërmit dhe miqtë që erdhën e vizituan ndryshuan totalisht mendimin për vdekjen.

“Njerëzit në përgjithësi e kanë frikë një trup të vdekur. Kjo ndodh prej Hollywood- it, prej filmave. Pse duhet të keni frikë? Është thjesht trupi i të dashurit tuaj. Do doja të kisha qëndruar më gjatë me të. Kishte kaq shumë përkujdesje dhe dashuri në atë ambjent. Wendy- n e përcollën gjithë dashuri.”