KLEDI KADIU ADHURUES I TRADITAVE SHQIPTARE/ Ja ku ishte pak para nisjes së “Dance With Me” (FOTO) – AlpeGossip
KLEDI KADIU ADHURUES I TRADITAVE SHQIPTARE/ Ja ku ishte pak para nisjes së “Dance With Me” (FOTO)

KLEDI KADIU ADHURUES I TRADITAVE SHQIPTARE/ Ja ku ishte pak para nisjes së “Dance With Me” (FOTO)

Kledi Kadiu është rikthyer në Tiranë, pasi mbrëmjen e sotme në televizionin “Klan” nis nata gjysmëfinale e spektaklit “Dance With Me”, ku si gjithnjë ai do të gjykojë të famshmit shqiptarë për aftësitë e tyre në kërcim. Por përpara se të bëhej gati për spektaklin, balerini shqiptar është larguar pak nga qendra e kryeqytetit dhe ka udhëtuar drejt Farkës, për të shijuar ushqimin që i mungon kur është larg.

“Nuk ka si tradita jonë” – shkruan Kledi Kadiu krahas videos ku shfaqet pranë oxhakut me zjarrin bubulak, ndërsa na bën zili me tryezën plot e përlot me ushqimet tradicionale shqiptare duke nisur nga buka e misrit deri tek pula e pjekur në furrën me dru, shoqëruar me jufka.

Sigurisht që gjatë kthimit për në kryeqytet, Kledi nuk mund të mos dëgjonte në makinë këngë të vjetra qytetare.