Sara dhe Ledioni të pamëshirshëm! Më mirë të mos e kishim parë këtë foto – AlpeGossip
Sara dhe Ledioni të pamëshirshëm! Më mirë të mos e kishim parë këtë foto

Sara dhe Ledioni të pamëshirshëm! Më mirë të mos e kishim parë këtë foto

Pas përfundimit të spektaklit “The Voice Kids”, Ledion Liço ka vendosur të shijojë disa ditë pushimi me familjen. Moderatori dhe Sara publikuan dje fotot e para nga pushimet në një vend ekzotik me palma.

Ndërkohë sot, trashëgimtarja e “Top Channel” ka publikuar foton e parë në çift, ku duket shumë e lumtur pranë Ledionit. Shumë prej jush që jeni në punë me siguri nuk ndiheni mirë që keni parë këtë foto.

Por për Sarën dhe Ledionin kjo është një kohë e mirë për pushime, para se çifti të kurorëzohet në martesë. Burimet nga Newsbomb.al zbuluan dje se çifti do të martohet në muajin gusht të këtij viti dhe dasma po organizohet në një prej hoteleve më të shtrenjta në Como të Italisë “Villa d’Este”.