Incidenti me këpucët: Ja çfarë i ndodhi Alketa Vejsiut mbrëmë në “Piter Pan” – AlpeGossip
Incidenti me këpucët: Ja çfarë i ndodhi Alketa Vejsiut mbrëmë në “Piter Pan”

Incidenti me këpucët: Ja çfarë i ndodhi Alketa Vejsiut mbrëmë në “Piter Pan”

Alketa Vejsiu një çdo dalje të saj në skenë rrëmben vëmendjen e të gjithëve me stilin e saj të veçantë të veshjes. Kohët e fundit kemi vënë re se moderatorja simpatike po pëlqen gjithmonë e më shumë kominoshet.

Mbrëmjen e djeshme Alketa u shfaq e veshur me një palë kominoshe të kuqe, ndryshe nga hera e kaluar që i kishte të bardha. Mirëpo të gjithëve iu ra në sy një detaj në veshjen e saj. Fillimisht moderatorja u shfaq me një palë sandale ngjyrë gold, ndërsa pas një shkëputje publicitare, Alketa u fut në skenë me një palë këpucë të kuqe.

Ky ndryshim nuk ishte thjeshtë për efekt të pamjes së saj, por kishte të bënte me një incident që Alketës i kishte ndodhur pak para se të fillonte emisioni “Në Kurthin e Piter Pan”.

 

“Para se të fillonte emisioni më humbën këpucët. Dikush mi mori, por fatmirësisht ishte Valbona Selimllari që më erdhi në ndihmë. Bona kishte marrë me vete dy palë këpucë dhe si zemërmirë që është mi dha një palë mua”, sqaroi Alketa.

Pavarësisht këtij incidenti mund të themi me plotë gojë që Alketa edhe gjatë kësaj mbrëmjeje shkëlqeu.