Eva Murati tha se nuk është shembull për t’u ndjekur, reagon ashpër Luana Vjollca – AlpeGossip
Eva Murati tha se nuk është shembull për t’u ndjekur, reagon ashpër Luana Vjollca

Eva Murati tha se nuk është shembull për t’u ndjekur, reagon ashpër Luana Vjollca

Në një intervistë për “Thumb”, së fundmi Eva Murati u shpreh se Luana Vjollca nuk është tek shembujt që ajo ndjek në jetë dhe se nuk do preferonte të vazhdonte karrierën edhe si moderatore, edhe si këngëtare, siç vepron Luana.

“Vetëm nëse kam një projekt serioz do i futem këngës. Sepse në treg ka boll këngëtare. Nuk është Luana te shembulli që dua të ndjek në jetë”, u shpreh Eva, deklarata e të cilës pushtoi portalet ditën e sotme.

Pak orë më vonë ka ardhur edhe reagimi i Luanës e cila ka postuar një foto nga makina dhe kanë mjaftuar pak fjalë për të kthyer përgjigje.

“Nëse do të garosh me mua, më thuaj. Unë tashmë kam fituar”, shkruan Luana duke i kthyer në një farë mënyre përgjigje koleges së saj.

If you wanna race let me know.. I already Won !

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on