Përfundoi në spital pas overdozës/ Këngëtarja përmirësohet pas vizitave të shpeshta të ish-it (FOTO) - AlpeGossip
Përfundoi në spital pas overdozës/ Këngëtarja përmirësohet pas vizitave të shpeshta të ish-it (FOTO)

Përfundoi në spital pas overdozës/ Këngëtarja përmirësohet pas vizitave të shpeshta të ish-it (FOTO)

Mbrëmjen e ditës së martë në mbarë mediat botërore qarkulloi lajmi se Demi Lovato kishte përfunduar në spital pas një mbidoze të drogës. Miqtë dhe familjarët e saj nxituan ta mbështesnin këngëtaren për të kaluar këtë periudhë të errët të jetës së saj. Madje pjesë e kësaj mbështjeje u bë edhe ish-i dashuri i saj, Wilmer Valderrama.

Megjithëse dyshja e njohur nuk janë më bashkë që prej qershorit të viti 2016, aktori i qëndroi afër në këto ditë të vështira dhe çdo ditë e vizitoi këngëtaren ndërsa ajo ishte në spital.

“E gjithë familja e saj dhe Wilmer janë atje për ta mbështetur atë për një rikuperim sa më të shpejtë”, ka thënë një burim i brendshëm për “People”.

“Wilmer ka kaluar orë të tëra çdo ditë në spital me Demin. Ai duket shumë i shqetësuar për të”, tha më tej i njëjti burim.

Duket se kujdesi i vazhdueshëm i aktorit ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e shëndetit të Demi Lovato-s.

“Ajo është duke pushuar dhe duke u bërë më mirë në spital”, tha burimi për “People”.

Ndërsa miqtë e këngëtares e kishin pasur frikën se mund të ndodhte një mbidozë, Wilmer thuhet se ishte i tronditur kur mori vesh lajmin.

“Ai e dinte se ajo po kalonte një periudhë të vështirë, por nuk ishte i përgatitur për këtë. Ai e ka parë atë në uljet dhe ngritjet e saj dhe ka qenë gjithmonë një mbështetje për të. Wilmer është shumë zemërthyer për gjendjen e saj dhe është treguar gatshëm t’i qëndrojë pranë në këto ditë të vështira. Pavarësisht se të ndarë prej vitesh ata na kanë treguar se kanë mbetur ende miq të mirë’, tha i njëjti burim.

“Demi Lovato gjithmonë ka shpresuar që ata të përfundonin bashkë në të ardhmen. Ai është dashuria e jetës së saj dhe anasjelltas”, përfundoi burimi për “People”.

Sipas revistës “E! News”, Demi menjëherë pasi të dalë nga spitali do të bëhet pjesë e një rehabilitimi.

“Demi nuk dëshiron të vdesë dhe është shumë mirënjohëse që është gjallë. Ajo do të dalë nga spitali dhe do të shkojë drejt rehabilitimit. Familja e saj ka qenë pranë saj për të mbështetur atë dhe e ndihmon në këto ditë të vështira”, tha burimi për “E! News”.