Filloi punë në kishë/ Njihuni me pornostaren që la “karrierën” e filmave (FOTO) – AlpeGossip
Filloi punë në kishë/ Njihuni me pornostaren që la “karrierën” e filmave  (FOTO)

Filloi punë në kishë/ Njihuni me pornostaren që la “karrierën” e filmave (FOTO)

Një ish-pornostare ka zbuluar një “thirrje” të brendshme teksa ka lënë punën e saj të vjetër për t’u bërë një kristiane e devotshme duke predikuar në emër të Zotit.

Brittni De La Mora ka marrë pjesë në më shumë se 375 skena në filmat për të rritur, por ajo zgjodhi të shkëmbente karrierën që i jepte 30,000 dollarë në muaj me një jetë të dedikuar fesë.

Tashmë ajo po bën para si një agjente e pasurive të patundshme dhe duke përdorur zërin e saj në kishën lokale ajo synon që të ndihmojë në zvogëlimin e paragjykimit të aktorëve të filmave për të rritur që jetojnë mes njerëzve fetarë.

Brittni De La Mora dhe bashkëshorti i saj predikojnë ungjillin në një Kishë në San Diego, por gjashtë vjet më parë jeta e saj ishte shumë më ndryshe.

Nën nofkën Jenna Presley, Brittni renditej si një nga artistet më “të nxehta” femra në botë, duke fituar mesatarisht rreth 30,000 dollarë në muaj.

Aso kohe ajo ishte e zhytur në depresion dhe e varur nga droga derisa gjeti shpëtim në kishën ku tani predikon