Kur përmendet emri i reperit të njohur Noyzit, përpos hiteve të suksesshme, na vijnë ndërmend rrobat dhe makinat e shtrenjta, pra jeta e tij e luksit në përgjithësi. Por Noizy ka treguar së fundmi, se nuk janë këto gjërat që e bëjnë të lumtur.
Reperi ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto në natyrë, i rrethuar nga gjelbërimi dhe e ka quajtur veten ‘Mbret të xhunglës’. Me anë të kësaj fotoje, ai ka treguar se natyra i fal një lumturi që nuk ia fal leku, as rrobat e shtrenjta e as makinat.
“Mbret i xhunglës, makinat/lekët/rrobat e shtrenjta nuk më bëjnë të lumtur ashtu siç më bën natyra. Qëndroni të lidhur me natyrën njerëz”, ka shkruar Noizy krahas fotos së publikuar.