MARRËDHËNIET AFATGJATE/ Ja cilat janë tendencat “e frikshme” që kanë meshkujt në shtrat – AlpeGossip
MARRËDHËNIET AFATGJATE/ Ja cilat janë tendencat “e frikshme” që kanë meshkujt në shtrat

MARRËDHËNIET AFATGJATE/ Ja cilat janë tendencat “e frikshme” që kanë meshkujt në shtrat

Një studim mbi seksin, botuar në “Journal of Personality and Social Psycology”, zbuloi se në marrëdhëniet afatgjata, meshkujt nënvlerësojnë dëshirën seksuale të partneres së tyre.

Për të arritur në këtë përfundim, hulumtuesit në Universitetin Mississauga në Toronto të Kanadasë zhvilluan tre studime. Në fillim, ata përfshinë 44 çifte heteroseksuale, pastaj 84 çifte (4 prej të cilave ishin të njëjtit seks) dhe në fund 101 çifte (gjashtë prej të cilave ishin të gjinisë së njëjtë).

Në çdo studim, çifteve iu kërkua të japin informacione të përditshme në lidhje me dëshirën e tyre seksuale, kënaqësinë që ndjejnë në marrëdhëniet e tyre dhe sa dëshirë ndjejnë për njëri-tjetrin. Ata u pyetën gjithashtu mbi perceptimin e tyre të dëshirës seksuale ndaj partnerit të tyre.

Përfundimi kryesor i hulumtimit ishte se meshkujt kanë nënvlerësuar shumë dëshirën seksuale të partnereve të tyre femra. Me fjalë të tjera, burrat ende besojnë se gratë janë relativisht të “dënuara” për të mos pasur marrëdhënie seksuale të kënaqshme.

Studiuesit japin edhe disa shpjegime për këtë:

 

Së pari, ata thanë se meshkujt priren të nënvlerësojnë se sa shpesh partnerja e tyre dëshiron seks sepse i druhen refuzimit.

Së dyti, autorët e hulumtimit thonë se burrat nënvlerësojnë dëshirën e partneres së tyre rreth seksit, sepse (përsëri pa vetëdije) duan të jenë në “gjueti” për të kënaqur egon.

Dr. Amy Muise, autorja kryesore e studimit, shpjegoi se në qoftë se njerëzit e bindin veten se gratë e tyre nuk janë të interesuar për seks, ata do të përpiqen më shumë për të nxitur interesin e tyre.

Çuditërisht, hulumtimet tregojnë se kur njerëzit nënvlerësuan dëshirën seksuale të partnereve të tyre, ata i konsideronin “më të përkushtuara” dhe “më të kënaqura” në marrëdhëniet e tyre!