FESTIVALI I POLEMIKAVE/ Po për stonimet e Elvana Gjatës do flasi njeri? (VIDEO) – AlpeGossip
FESTIVALI I POLEMIKAVE/ Po për stonimet e Elvana Gjatës do flasi njeri? (VIDEO)

FESTIVALI I POLEMIKAVE/ Po për stonimet e Elvana Gjatës do flasi njeri? (VIDEO)

Festivali i Këngës mbaroi me më shumë polemika se asnjeherë tjetër.

Me fitoren e Arilena Arës dhe humbjen e Elvana Gjatës, fansat e kësaj te fundit por jo vetëm shprehën jo pak po shumë pakënaqësi.

Këtyre iu bashkuan edhe zërat e disa prej Vip-ave më të njohur në vend që e mbeshtetën haptazi këngëtaren, duke perfshirë këtu edhe pritësen e Festivalit, Alketa Vejsiun që nuk arriti ta kuptonte dot 2 pikëshin e dhene nga Mikaela Minga për Elvanën.

Midis gjithë zhurmës mediatike, ajo që flitet veç gjithë polemikave, është edhe fakti se Elvana Gjata e konsideruar si nje prej divave të muzikës shqiptare… stonoi pak!

Përse e themi këtë? 

Elvana ndonëse njihet per stil unik dhe kendimin e ëmbël që i shkon pershtat ledhatimit të saj natyral, ka disa momente ku ndoshta edhe per shkak të kercimit gjatë koreografisë duket sikur nuk arrin të mbushet dot me frymë.

Shihni momente të performancës së këngëtares LIVE në të dyja netë e gjykojeni ju vetë! /ALPEnews.al