JANË RIKTHYER NË MODË/ Ja pantallonat “bermuda” që duhet t’i vishni patjetër në verë (FOTO) – AlpeGossip
JANË RIKTHYER NË MODË/ Ja pantallonat “bermuda” që duhet t’i vishni patjetër në verë  (FOTO)

JANË RIKTHYER NË MODË/ Ja pantallonat “bermuda” që duhet t’i vishni patjetër në verë (FOTO)

Tani që është ngrohur kaq shumë koha, është e vështirë të gjesh ç`të veshësh që të të mbajë freskët dhe njëkohësisht të jetë veshje e përshtatshme për në punë. Zgjidhja vjen nga koleksionet pranverë-verë 2019. Nga modelet me ngjyrë të kuqe të ndezur të Emilia Wickstead e deri tek ato me printe të Pradës, këto pantallona po i shohim gjithnjë e më shumë. Po ashtu, i pamë edhe në sfilatat e Chanel dhe Louis Vuitton dhe e kemi të qartë që ky trend është këtu për të qëndruar gjatë.

Këto pantallona janë  të ngjashme me streçet e çiklizmit, por një version më i sofistikuar, me gjatësi të njëjtë, por ju bëjnë të dukeni më “e rritur”. Gjerësia e tyre i bën shumë të përshtatshme për muajt e nxehtë të verës dhe nëse po pyesni veten se ku t`i vishni, po ju themi se kudo. Po, edhe në zyrë! Si t`i kombinoni? Ja disa mënyra!