Victoria Beckham mund të jetë nëna më krenare për djalin e saj të vogël, Cruz, i cili ka një pasion të madh për muzikën. Ajo publikoi të hënën në mëngjes një video të shkurtër të adoleshentit, i cili po këndonte një këngë të re.
13-vjeçari tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pasi zëri i tij ishte i ngjashëm me atë të këngëtarit Justin Bieber kur ishte më i vogël.
Duke parë talentin e tij , mami Victoria po e nxit të birin që t’i hyjë botës së muzikës. Ajo madje la të kuptohej se kënga e fundit mund të jetë një tjetër bashkëpunim me kompozitorin e mirënjohur dhe producentin Rodney Jerkins, me të cilin Cruz ka punuar në vitin 2016.
Por Victoria nuk ishte e vetmja që u prek nga aftësitë vokale të Cruz, pasi shumë fansa të impresionuar, nisën ta krahasonin atë me këngëtarin kanadez të njohur: “Ai është Justin Bieber-i tjetër. Po vjen!”









![“QË 1 VJEÇ ME B*THËN JASHTË”/ Ish-banorja e Big Brotherit tregon imazhet epike [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/09/3ca96839d5cee4ea24dd54c694101570_L-400x224.jpg)



