E kush mund ta mendonte që çantat që mamatë përdonin për të vendosur dikur jorganët, do të ishin trend i Balenciaga-ve. Po, po ndoshta me këto imazhe u rikthyet pas në kohë, por ekziston një model i çantave “Balenciaga printed textured-leather tote” që i ngjan shumë çantave të jorganëve.

Dikur ishin me dizenjo të ndryshme dhe me siguri ato ishin frymëzimi për këtë koleksion të ri. Mirëpo, sa kushton ky model i çantave? As më pak dhe as më shumë se 2200 dollarë. Përmasat e saj janë të mëdha, sa me siguri do ta konsideroni edhe futjen e jorganit brenda saj si dikur. Thjesht mos ia tregoni mamave çmimin e saj sepse me siguri nuk do t’ju pëlqejë.