TË GJITHË JANË NË SHTËPI/ Marsela Çibukaj nuk heq dot dorë nga muzika “live” – AlpeGossip
TË GJITHË JANË NË SHTËPI/ Marsela Çibukaj nuk heq dot dorë nga muzika “live”

TË GJITHË JANË NË SHTËPI/ Marsela Çibukaj nuk heq dot dorë nga muzika “live”

Si çdo shqiptar i përgjegjshëm, edhe këngëtarja Marsela Çibukaj ka lënë çdo aktivitet e impenjim, profesional apo jo dhe është mbyllur në shtëpi këto ditë të vështira jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë botën.

Nëpërmjet një statusi nē facebook, artistja ka treguar me nota humori ‘anën pozitive’ të të qëndruarit në shtëpi, pra mund të hamë hudhra sa tē duam, duke qenë se kontaktin me të tjerët e kemi evituar. Përveç kësaj, çfarë më mirë se një muzikë e mirë e për më tepër ‘live’ do të na shërbente këto ditë, ndaj Marsela ka zgjidhjen ideale për të mos hequr dorë nga muzika edhe këto ditë, duke zhvendosur skenën e ‘live-it’ në kuzhinën e saj!


“Më kanë ngelur akoma patëllxhanë në shtëpi 🏡, na lejohet të konsumojmë hurdhren me bollik po të duam meqë nuk kemi kontakte me njëri tjetrin 🤣 dhe sot do gatuaj me kënaqesi “sallate patellxhanesh” 🍆 . Të pjekura në furrë dhe më tej sapo të ftohen do t’i bëj sallate me domate te vogla , hurdhra shume , majdanos, krip, piper te zi dhe vaj ulliri. Është një sallatë qelë mund ta konsumojme në disa ditë duke e ruajtur ne frigorifer dhe keshtu te evitojme te dalim prap per përime. Nëse keni edhe ju ndonjë recet interesante që nuk kërkon lëvizje … me shkruani . Shkëmbejmë eksperiencat tona ne gatim me shume deshire. 👩‍🍳
Shihemi ne pasdite per pak muzike live nga shtepia ime .
Hugs ❤
#uneqendrojneshtepi 🏠😷🤗
#UneRriNeShtepi 🏡
Jo Panik por kujdes dhe Bashkepunim”: ka shkruar Çibukaj nē statusin e saj ne rrjetin social facebook.


Në fakt ide e bukur kjo e Marselës, pse jo të gjithë artistët mund të bëjnë muzikë live në shtëpi!