E TRISHTË/ I dha aparatin e tij të ventilimit pacientit të ri: Prifti italian ndërron jetë – AlpeGossip
E TRISHTË/ I dha aparatin e tij të ventilimit pacientit të ri: Prifti italian ndërron jetë

E TRISHTË/ I dha aparatin e tij të ventilimit pacientit të ri: Prifti italian ndërron jetë

Një prift katolik në Itali, i infektuar me koronavirus, ka ndërruar jetë pasi refuzoi ta mbante për vete makinerinë e ventilimit. Prifti 72-vjeçar vendosi që aparatura e tij të përdorej për një pacient të infektuar në moshë të re.

Prifti, i quajtur Giuseppe Berardelli ishte një figurë e njohur për ndihmën që i jepte njerëzve me probleme ekonomike, familjeve në nevojë.

72-vjeçari që zgjodhi me dëshirën e tij që ndihma t’i jepej pacientit më të ri, është një nga 6000 viktimat e koronavirusit që kanë humbur jetën në Itali deri më tani, mes tyre 50 priftërinj.

Covid-19, u përhap me shpejtësi në të gjithë globin duke prekur 160 vende dhe deri tani numëron rreth 18,278 viktima.