RECETA LATINE/ Ky është trajtimi më efikas kundër kollës së thatë – AlpeGossip
RECETA LATINE/ Ky është trajtimi më efikas kundër kollës së thatë

RECETA LATINE/ Ky është trajtimi më efikas kundër kollës së thatë

Krahas medikamenteve dhe ilaçeve farmaceutike, ekzistojnë edhe disa mënyra natyrale, shumë efikase në trajtimin e kollës së thatë.

Në fakt, Dr. Keith Roach, asistent profesor në klinikën mjekësore “Ëeill Cornell Medicine” në Neë York City, thotë se ritualet që bëjmë të gjithë dhe që nuk kanë bazë shkencore, mund të funksionojnë — edhe sepse beson tek to: “Efekti i qetësuesve natyralë është i jashtëzakonshëm”, – thotë ai.

Një recetë latine, por e përhapur më vonë në të gjithë botën, është një kurë natyrale shumë e mirë që doktorët këshillojnë për kollën

Edhe pse ai këshillon që për çdo përdorim në shtëpi të kihet kujdes nga shumë përbërës që mund të jenë burim mikrobesh apo infeksionesh, për kollën një kurë e thjeshtë dhe mjaft efektive është ajo e mjaltit me qepë.

Mjaltë shtëpie dhe qepë

Siç dihet, gjyshet e kanë këshilluar mjaltin sa herë ke pasur probleme me fytin. Mjalti dhe qepa është një përzierje tradicionale nga Republika Domenikane. Një lloj shurupi që formohet nga lëngu i qepës dhe mjaltit krijon bashkërisht një qetësim të fytit, si dhe pastrim të mukozës dhe gëlbazës: “Mjalti është qetësues fyti, kështu që nëse e pi pa shoqërues, e shton në çaj apo edhe në përbërës të tjerë, do ta reduktojë menjëherë kollën”, – thotë Roach. Provojeni dhe shihni rezultatin e menjëhershëm./class/